25 finalistët e 'Golden Boy', Yamal favorit për ta fituar çmimin
Është bërë publike lista zyrtare me 25 kandidatët që janë në garë për çmimin Golden Boy, trofe ky që jepet për lojtarin më të mirë të vitit deri në 21 vjeç, që mund të fitohet vetëm një herë.
Pasardhësi i Jude Bellingham do të mësohet më 17 dhjetor në Torino.
Para lojtarit anglez të Real Madridit, fitues të çmimit Golden Boy ishin spanjollët: Gavi (2022) dhe Pedri (2021). Lojtarët e tjerë me origjinë spanjolle që kanë fituar çmimin ishin Isco (2012) dhe Cesc Fabregas (2006).
Ndër 25 të zgjedhurit për edicionin e 2024-ës janë katër spanjollë: Lamine Yamal, Samu Omorodion, Pau Cubarsi dhe Christhian Mosquera.
Tuttosport ka ndarë pesë lojtarët që konsiderohen më pak favoritë, pra nga 21 deri 25: Wilson Odobert (Tottenham), Andreas Schjelderup (Benfica), Endrick (Real Madrid), Salim Ben Seghir (Monaco) dhe Samuel Mbangula (Juventus).
Lojtarët e mbetur janë 20 më të mirët në renditjen e standardeve të futbollit në rend të kundërt: Omorodion (Porto), Oscar Gloukh (Salzburg), Desire Doue (PSG), Mathys Tel (Bayern), Arda Guler (Real Madrid), Adam Wharton (Crystal Palace), Mosquera (Valencia), Kenan Yildiz (Juve), Jamie Bynoe-Gittens (Borussia Dortmund), Leny Yoro (Manchester United), Jorrel Hato (Ajax), Kobbie Mainoo (Manchester United), Aleksandar Pavlovic (Bayern), Rico Lewis (Manchester City), Savinho (Manchester City), Cubarsi (Barcelona), Alejandro Garnacho (Manchester United), Warren Zaire-Emery (PSG), Joao Neves (PSG) dhe Yamal (Barcelona).
🚨✨ Golden Boy 20 finalists list has been released today!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 17, 2024
Who’d you vote as winner? pic.twitter.com/6oliyou05B
Yamal i preferuari i padiskutueshëm
Te çdo kush tjetër që shkon çmimi Golden Boy, përveç te Yamal do të konsiderohet një surprizë e madhe. Anësori i Barcelonës sipas të gjitha gjasave do ta fitojë trofeun më 17 dhjetor. 2024-ta e tij ka qenë e mrekullueshme, duke përfshirë edhe fitimin e Kampionatit Evropian me Spanjën në moshën 17-vjeçare, moshë që e arriti gjatë turnuet.
Lamine shënoi një gol mahnitës kundër Francës në gjysmëfinale dhe u votua lojtari më i mirë i ri në Kampionatin Evropian, si dhe u emërua në Skuadrën e Turneut.