10 fitore në 10 ndeshje: Portugalia bindshëm ndaj Islandës - NACIONALE

10 fitore në 10 ndeshje: Portugalia bindshëm ndaj Islandës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Portugalisë ka triumfuar bindshëm ndaj Islandës, për ta ruajtur rekordin 100 për qind në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Portugezët ishin shumë herë më të mirë për të fituar në fund me rezultat komod 2:0.

Portugalia e nisi më mirë nga fillimi, duke tentuar ta gjejë golin e epërsisë.

Ishte Bruno Fernandes që realizoi një gol fantastik nga distanca pas pasimit të Bernardo Silvas për t’i dhënë epërsinë vendasve (37’).

Portugalia ishte më dominuese edhe në pjesën e dytë, por që vetëm një herë e gjetën rrugën drejtë rrjetës.

Golin e dytë, njëkohësisht i fitores ishte i realizuar nga Horta që shënoi nga afërsia pas asistimit të Cristiano Ronaldos (66’).

Portugalia tani vazhdon në “Euro 2024” si i pamposhtur duke qenë ndër favoritët, pasi arkëtoi 30 pikë në 10 ndeshjet e para, derisa si pozitë e dytë shkon Sllovakia me 22 sosh.

Lajme të ngjashme