Zyrtarja e bankës raporton në Polici: I kemi pranuar mbi 600 monedha nga dy euro fals - NACIONALE

Zyrtarja e bankës raporton në Polici: I kemi pranuar mbi 600 monedha nga dy euro fals

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtare e bankës në Pejë e ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast.

Ajo ka deklaruar se gjatë kontrollimit kanë vërejtur se në të gjitha degët, kanë pasur 657 bankënota 2 euro false.

Njoftimi:

Ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë ka njoftuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy (2) € gjithsej 1314 €, që dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara. Bankënotat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes. Rasti duke u hetuar.

Lajme të ngjashme