ZRrE-ja publikon raportet, përmend rritjen e çmimit të rrymës për 15%
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për tre operatët e energjisë elektrike.
Në njoftimin e ZRRE-së thuhet se pritet që tarifat e rrymës të rriten për 15%.
“Raportet konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje. Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thotë ZRRE.
“Në këtë kuadër, ZRRE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre. Komentet mund të dërgohen deri në datën 28 mars 2025”, thuhet në njoftim.