Zogiani i VV-së kërkon që SBAShK-u ta ndryshojë lidershipin
Aktivisti i VV-së, Avni Zogjani, ka vazhduar kritikat ndaj krerëve të SBAShK-ut.
Ai ka thënë se kjo sindikatë duhet të futet në një proces reformimi dhe të zgjedh një lidership kredibil dhe të pa përdorur nga partitë politike.
Në të kundërtën, sipas tij, mësimdhënësit do të vazhdojnë të jenë pre e lidershipit aktual.
Postimi i tij i plotë:
Sindikata e arsimit duhet ta kuptoje se lidershipi aktual nuk e ka pergaditjen per tu futur ne dialog permbajtesor e permanent qe mund te sillte nje rregullim te qendrueshem, nje indeksim te pagave te mesimdheneseve.
Nese duan t'i mbrojne interesat e tyre ne menyre te qendrueshme, sindikatat duhet te futen ne nje proces reformimi qe do te nxirte nje lidership kredibil te pakorruptuar dhe te paperdorur nga partite politike.
Perndryshe, mesimdhenesit gjithmone do te jene pre e ndermarrjeve politike te ketij lidershipi te kontrolluar nga korrupsioni!