Zogaj: Politika e jashtme e Kosovës në raport me Serbinë është e bazuar në një shtyllë të dëmshme
Analisti i politikës, Petrit Zogaj, ka kritikuar politikën e Jashtëm të Kosovës për mungesën e veprimeve ndaj Serbisë.
Zogaj ka thënë se politika e jashtme e Kosovës, është e bazuar vetëm më një shtyllë dhe se nuk kanë argumente të tjera.
“Aktualisht, politika e jashtme e Kosoves, e sidomos ajo ne raport me Serbine eshte e bazuar ne nje shtylle te vetme: Serbia eshte aleate e Rusise dhe per rrjedhoje, perendimi eshte me ne sepse ai eshte kunder Rusise dhe per pasoje edhe kunder Serbise. Nuk ka pozicion me te demshem se ky. Jane 1 milion argumente per kete teze, por s’kam as kohe, as energji, e as s‘me “paguan” kush qe me i rendit ne detaje.”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme, ka për ministres, Donika Gërvallën. Gërvalla është kritikuar në vazhdimësi për mos-rezultatet.
