Zeka: Mallkimi më i madh për një shqiptar është momenti kur vendos të ikë nga vendi i vet
Analisti Milaim Zeka për Euronews Albania, ka folur për ikjen e të rinjëve jashtë vendit.
Zeka ka thënë se momenti kur vendos të largohesh nga vendi, është mallkimi më i madh për një shqiptar.
“Kjo ikja e shqiptarëve, si në Kosovë, si në Shqipëri, është bërë fenomen. Njerëzit, për mendimin tim, kur një klasë politike nuk e ndryshon gjendjen në vend, kur ne jemi një vend me papunësinë më të madhe në Evropë dhe nuk shohin perspektiva për të ardhmen tonë, nuk arrijnë ta ndërtojnë të ardhmen në atë vend, sigurisht që njerëzit e rrezikojnë jeten e tyre për t’u arratisur jashtë vendit.”
“Shikoni, shkurt po e them. Mallkimi më i madh që i ndodh një njeriu, është momenti kur vendos për t’u arratisur nga vendi i vet. Nuk shkon asnjë shqiptar që të rrezikojë jetën e tij me dëshirë, që të shkojë në atë Londrën e zymtë”, ka thënë ai.
Ndryshe edhe Kosova edhe Shqipëria ballafaqohen me ikjen e qytetarëve në vendet perëndimore.
