Zana Avdiu shprehet e zhgënjyer me dënimin e gjykatës për Shaban Gogajn - NACIONALE

Zana Avdiu shprehet e zhgënjyer me dënimin e gjykatës për Shaban Gogajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Pejës për dënimin e Shaban Gogaj, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Agonis Tetajt.

Gogaj është dënuar me shtatë vite e gjashtë muaj burgim.

Ai është dënuar për vrasje nga pakujdesia, e jo për vrasje të rëndë, ashtu siç e akuzonte Prokuroria, me ndryshim të veprës penale.

Sipas Avdiut, vendimi i gjykatës për këtë rast është zhgënjyes.

E sheh krejt bota videon, edhe gjykata e vlereon si ‘vrasje nga pakujdesia’. Kjo sdon koment. Qaq pak vlen jeta ketu. Zhgenjyese!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme