Vetaksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, lëndohet rëndë një person
Sot gjatë ditës ka ndodhur një vetaksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, në të cilin ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila tha se personi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Polcia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij vetkasidenti.
“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka theksuar Ahmeti.
