Dalin pamjet nga aksidenti ku vdiq një 35-vjeçar në Çagllavicë - NACIONALE

Dalin pamjet nga aksidenti ku vdiq një 35-vjeçar në Çagllavicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur personi i cili u aksidentua sot në orët hershme të mëngjesit në Çagllavicë.

Kështu ka konfirumuar për Nacionale, zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:40 ku ka vdekur një person i cili nuk ka mundur t’i përballojë plagët.

Ajo ka thënë se viktima me inicialet A.A ka qenë 35 vjeç, dhe se trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut.

Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme