Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona - NACIONALE

Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09: 40, në rrugën Vërnicë-Prizren, ku janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth orës 09:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vlashne, në rrugën Vërmicë- Prizren. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar dy persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Kujtojmë, se ditëve të fundit kanë ndodhur dhjetëra aksidente trafiku ku ka pasur të lënduar gjersa një ka përfunduar në fatalitet.

Lajme të ngjashme