Varroset i vrari nga të shtënat masive të së dielës në Aktash - NACIONALE

Varroset i vrari nga të shtënat masive të së dielës në Aktash

1 javë më parë

nga NACIONALE

Premtim Gashi, personi i vrarë gjatë të shtënave të së dielës në Aktash, është varrosur pasditën e së hënës.

Varrimi i tij është bërë në orën 16:00, në varrezat e lagjes "Arbëria" në Prishtinë.

Dy familje të njohura në Prishtinë, Capat dhe Sekiraqët u përfshin në të shtëna me armë zjarri natën e kaluar në Prishtinë.

Si pasojë, mbetën të plagosur 5 persona e u vra një.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur në vendin e ngjarjes nga përpalasja me armë zjarri mes dy grupeve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas policisë, të lënduar nga ky rast kanë mbetur 5 persona të cilët po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe në mbikëqyrje të policisë.

“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme