U lënduan edhe tre fëmijë: Detaje nga aksidenti në autostradën "Ibrahim Rugova" ku vdiq një grua - NACIONALE

U lënduan edhe tre fëmijë: Detaje nga aksidenti në autostradën "Ibrahim Rugova" ku vdiq një grua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku pasagjerja humbi jetën.

Sipas policisë, lëndime serioze ka marrë edhe shoferi i veturës dsi dhe tre fëmijë të cilët kanë qenë në veturë.

Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.” – thuhet në raport.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Ibrahim Rugova (km-24) 02.09.2023 – 06:10. Drejtuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident, duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.

Lajme të ngjashme