Teologu i VV-së e sulmon gazetarin Mero Baze: Nuk njoh njeri më antishqiptar, emri i tij është i pari që financohet nga Rusia
Teologu që kishte aderuar në Vetëvendosje, Mustafë Bajrami, e ka sulmuar ashpër publicistin nga Shqipëria, Mero Baze, duke thënë: “Nuk njoh njeri më antishqiptar se Mero Baze”.
Bajrami ka thënë se shumica e lajmeve dhe shpifjeve që përhapen në dëm të Kosovës, sipas tij, bëhen nga Baze.
Bile Bajrami pretendon që Baze është gazetar që financohet nga Rusia.
“Sa për rikujtim, kur në raportet ndërkombëtare u shkrua se ka fakte që Rusia po financon gazetarë në Shqipëri, emri i Mero Bazes është ndër të parët”- ka shkruar ai në "Facebook".
Shkrimi i plotë i tij:
Nuk njoj njeri më antishqiptar se Mero Baze. Është i lindur për të punuar kundër interesave shqiptare dhe kundër Kosovës dhe shqiptarëve aty.
Ta dini, shumica e lajme dhe shpifjeve që përhapen në dëm të Kosovës i bënë ky njeri. Nuk ka personalitet politik kosovarë me të cilin nuk është tallë ky shqiptarofob. Ka shpifur e oa shkruar zi e më zi kundër të gjithëve. Për Ibrahim Rugovën ka thënë se i vinte për të qeshur kur takohej me te, e për Adem Demaçin fliste atë që s'mund ta thotë një gojë shqiptare.
Sa për rikujtim, kur në raportet ndërkombëtare u shkrua se ka fakte që Rusia po financon gazetarë në Shqipëri, emri i Mero Bazes është ndër të parët.
Kujdes nga ky njeri, sepse ky e ka mision anti-shqiptarizmën. Ky është një shqiptarofob i tërbuar..!
