Syla lavdëron ish-presidenten: I patën hyp në qafë Jahjagës, tash po shihet sa korrekte ka qenë - NACIONALE

Syla lavdëron ish-presidenten: I patën hyp në qafë Jahjagës, tash po shihet sa korrekte ka qenë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Valon Syla ka krahasuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me pushtetarët aktual.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo është kritikuar pa të drejtë, duke shtuar se tani po shihet sa korrekte ka qenë.

“I patën hyp në qafë Atifete Jahjagës një pjesë e publikut e nxitun nga politika... por tash po shihet sa korrekte e sa njeri paska qenë... Sidomos kur po i shohim këta të komponuarit rishtas, me xhipa e uniforma, që postojnë në instagram edhe petulla me nutella, bre dreqi në bark ja u hongt”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme