Syla: Ekonomia e Kosovës dhe standardi jetësor është në rënie të lirë - NACIONALE

Syla: Ekonomia e Kosovës dhe standardi jetësor është në rënie të lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Valon Syla ka komentuar projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar se rritja ekonomike në Kosovë do të jetë 2.7 për qind.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ekonomia e Kosovës dhe standardi jetësor është në rënie te lirë.

Syla e ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se me mos reagim ndaj kësaj gjendje po nënkuptohet që edhe partitë opozitare po pajtohen më propagandën qeveritare.

Sapo e pash ne lajme qe FMN tash e paska parashiku rritjen edhe ma te ngadalshme ekonomike ne Kosove prej 2,7%. Kjo nuk është rritje por renie sepse inflacioni eshte 13% ndersa për mallëra ushqimore 20%. Ish dashtë opozita me i thane keto fakte? Po duket pastaj sikur, po i tolerojnë rrenat e kulluara te Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit. Vetem nje e vertete eshte: qe ekonomia e Kosoves dhe standardi jetësor është në renie te lire. Kosoven jane duke e sundu njerëz amatera. Veq urrejtjen ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK'së nuk e kane amatoreske”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme