Spahiu krahason Planin e Ahtisarit me planin franko-gjerman: "Serbia njeh kombin kosovar" - NACIONALE

Spahiu krahason Planin e Ahtisarit me planin franko-gjerman: "Serbia njeh kombin kosovar"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, ka treguar sipas tij, një fakt interesant për Planin e Ahtisarit si dhe për planin franko-gjerma.

Ai ka thënë se në Planin e Ahtisarit nuk përemendej fjala pavarësi dhe se as në planin franko-gjerman nuk përmendet nuk përmendet njohja, mirëpo sipas tij, këto kuptohet sipas nenit “SERBIA DO TË NJEH SIMBOLET KOMBËTARE TË KOSOVËS”.

Spahiu ka thënë se kur njihen simbolet kombëtare nënkuptohet “njohja e kombit kosovar."

Shkrimi i plotë i tij:

Interesante. Kur është publikuar plani I Ahtisaarit askund nuk përmendej fjala PAVARËSI, por ajo nënkuptohej përmes nenit 1 paragrafi 7 ku thuhej se Kosova do të ketë SIMBOLET e veta KOMBËTARE. Tani në draftin Franko -Gjerman, prap njohja nënkuptohet përmes nenit ku thuhet se SERBIA DO TË NJEH SIMBOLET KOMBËTARE TË KOSOVËS.

Kjo është de fakto e de jure njohje. Kur njeh SIMBOLET KOMBËTARE TË KOSOVËS, kjo do të thotë se njeh KOMBIN KOSOVAR gjë që është ekuivalente me njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Lajme të ngjashme