Spahiu i reagon ministrit Çeku: Deri kur kjo dyftyrësi, çfarë do të thotë shtet i xhudos, pse s'sështë kombi i xhudos
Opinionisti, Nexhmendin Spahiu, e ka quajtur dyftyrësi fushatën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për emërtimin që ia ka bërë në gjuhën anglez dhe në gjuhën shqipe, nismës “Kosova, shtet i xhudos”.
Spahiu thotë se nuk ka shtet të xhudos por ka komb të xhudos, prandaj sipas tij, emërtimi i kësaj nisme është gabim.
Ai ka pyetur nëse ministri Çeku është “kaq i padijshëm”.
Me këtë reagim, Spahiu po pretendon që po mohohet kombi kosovar.
Shkrimi i plotë i tij:
Deri kur kjo dyftyrësi? Fushata e Ministrisë së Kulturës e Sportit të Kosovës në anglisht është emërtuar "KOSOVA - JUDO NATION" (Kosova - kombi i xhudos) ndërsa në shqip qenka emërtuar KOSOVA - SHTETI I XHUDOS. Pse duhet të jetë anglisht ndryshe e shqip ndryshe? Lëre që në variantin shqip nuk ka kuptim. Çfarë do të thotë shtet I xhudos?!!! Shteti është aparat, konglomerat institucionesh. Xhudo është sport që nuk krijon shtet edhe pse mund të ndihmohet nga shteti por nuk ka shtet të xhudos as të futbollit. Kombi është komunitet që merret me veprimtari të ndryshme (edhe me xhudo). Një komb që arrinë rezultate në xhudo mund të cilësohet komb I xhudos. A ka mundësi që ministri ynë I kulturës është kaq padijshëm?
