Skandaloze: 12 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
12 raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë/ 09.03.2025-22:00. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Prishtinë/ 10.03.2025-13:55. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 10.03.2025, NN. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 10.03.2025, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Obiliq 10.03.2025, 15:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj.
DHUNË NË FAMILJE
Kamenicë 10.03.2025, 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj është dërguar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Istog 10.03.2025, 10:40. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer te familjarët e saj.
· Pejë 10.03.2025, 17:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Pejë 10.03.2025, 18:00. Eshtë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar iu kishte shkaktuar dhunë psiqike ankuesit mashkull kosovar dhe fëmijëve të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Istog 10.03.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Rahovec / 10.03.2025-05:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare dhe vajzën e tyre. Viktima është dërguar në strehimore ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Gjakovë/ 10.03.2025-12:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.