Sindikalisti Sefaj: Rifat kthehu se kemi ba hajgare, ose merri me vete Arbërien, Donikën dhe kontabilistin - NACIONALE

Sindikalisti Sefaj: Rifat kthehu se kemi ba hajgare, ose merri me vete Arbërien, Donikën dhe kontabilistin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ali Sefaj i Këshillit Grevist ka ironizuar pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sefaj në një shkrim në Facebook, ka shkruar “kthehu se kemi ba hajgare”.

Por në shkrimin e tij, ai ka përmendur edhe ministrat Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, këtij duke iu referuar si sindikalist.

“Rifat kthehu se kemi ba hajgare. Ose merri me veti Arberien, Doniken dhe Kontabilistin!”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se deri më tani nuk dihet kush do të zërë vendin e Rifat Latifit, i cili dha sot dorëheqje nga pozita të cilën e kishte marrë pas largimit të Arben Vitisë.

Lajme të ngjashme