Shqipëria pranë zgjedhjeve lokale, ironizon Mirena: Qeverisë Kurti po i dilka punë, duhet me marrë pjesë
Për dy ditë me radhë presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka zhvilluar takime për konsultime me përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik në Shqipëri me qëllim marrjen e propozimeve për caktimin e datës zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Lidhur më këto zgjedhje, analisti Ilir Mirena ka thënë ironikisht se qeverisë së Kuriti “i ka dalur punë” për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
“Tash Qeverisë Kurti po i dilka punë…Duhet me marr pjesë në zgjedhjet lokale në Shqipëri”, ka shkruar Mirena.
Mirana ka shkruar ironikisht se “rrethanat” po e pamudësojnë punën e qeverisë.
“Qe tash, gjithë atë energji duhet me harxhu Albin Kurti sa n’Shkodër, sa n’Përmet, Erseke, Pogradec, Tropojë e Tiranë… me gjet kandidatë, fushate, tubime, debate televizive, e kur me punu tani për Kosovë”, ka shkruar Mirena në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kishte marrur pjesë në zgjedhjet e fundit qëndrore atje, mirëpo nuk ka arritur të përfaqësohet me asnjë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.