Shqipëria e para në botë për performancën në transportin ajror, Kastrati Group me investime në mëdha në TIA - NACIONALE

Shqipëria e para në botë për performancën në transportin ajror, Kastrati Group me investime në mëdha në TIA

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria është renditur e para në një studim të “Aiport Council International”. Në këtë kontekst, Shqipëria vazhdon të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore.

Në studimin e “Airport Council International”, e cila ka zhvilluar një studim matës për rritjen e aeroporteve të vendeve të ndryshme, krahasuar me vitin 2019, viti i fundit para pandemisë së koronavirusit.

Siç raporton gazeta Tema, “Shqipëria kryeson këtë listë prej disa kohësh, ku muaji Mars 2024 kap shifrën rekord me një diferencë prej 233.3% krahasuar me muajin mars 2019. “Airport Council International” është një organizatë botërore për autoritetin e aeroporteve, që ka për qëllim unifikimin e praktikave dhe standardeve për të gjithë aeroportet e botës. Kjo organizatë është themeluar më 1991, me zyra qendrore në Montreal, Kanada dhe anëtarët e saj operojnë në pothuajse 2000 aeroporte”.

Tutje, në këtë artikull theksohet se vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës kanë udhëtuar mbi 2.7 milionë pasagjerë, duke çuar në 65% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në shkrim potencohet fakti se “me këto shifra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon edhe atë të Sofies duke u bërë një nga aeroportet më të sukseshëm në Ballkan. Tendenca për rritje si dhe shtimi i destinacioneve të reja përgjatë sezonit turistik, kanë rritur optimizmin e drejtuesve të aeroportit, të cilët parashikojnë një shifër që pritet të tejkalojë 9.3 milion pasagjerë, deri në fund të vitit 2024”.

Tutje, duhet theksuar se tashmë ka nisur faza e tretë e zgjerimit, përmes të cilit do të trefishohen sipërfaqet e terminalit, ndërsa në të njëjtën kohë po punohet për zgjatjen e pistës, ku do të shtohen edhe vend-qëndrime të reja për avionët, në një përpjekje për të përmbushur kërkesat e linjave trans-oqeanike.

Në vitin e kaluar, pra në qershor të 2023, ka përfunduar faza e dytë e zgjerimit, ndërsa një fazë tjetër është në ndërtim e sipër, ku pritet të shtohen rreth 50 mijë metra katrorë.

Këto investime të mëdha në Aeroportin “Nënë Tereza” janë duke u bërë nga Kastrati Group, duke sjellë një numër të madh linjash ajrore, kontrata të reja, destinacione të reja. Po ashtu, përmes këtyre investimeve do të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botë, si dhe do të ndikojë në shtimin e fluksit për turistët në Shqipëri.

“Në 3 vitet e fundit Kastrati Group ka arritur të realizojë rreth 85% të investimeve që ishin parashikuar të kryheshin deri në vitin 2040 dhe mbi të gjitha dhe shumë investime të reja për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve në TIA” – përfundon raportimi.

Lajme të ngjashme