Shkëlzen Gashi: Edhe Xhelal Sveçla ishte në ceremoninë ku FSK-ja nderoi ushtarët serbë
Aktivisti i shoqërisë civile, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pas publikimit të lajmit që Garda e Nderit e FSK-së, nderoi ushtarët serbë të cilët kishin kryer krime kundër shqiptarëve.
Gashi ka shkruar në rrjete sociale se pjesë e kësaj ceremonie, ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
POSTIMI:
Më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z. Xhelal Sveçla.
Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze 'Agence Rol' në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.
Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t'u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës