Sefaj i përgjigjet këshilltarit të Kurtit: Mos shpifni, Rrahman Jasharaj vjen nga një familje patriotike - NACIONALE

Sefaj i përgjigjet këshilltarit të Kurtit: Mos shpifni, Rrahman Jasharaj vjen nga një familje patriotike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i këshillit grevist, Ali Sefaj, ka reaguar ndaj shpifjeve që Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit, ka bërë ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të distancohet nga shpifjet e këshilltarit të tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sefaj ka shkruar se Jasharaj vjen prej familje patriotike në Dukagjin.

Sipas tij, kreu i SBASHK-ut gjatë viteve 90-ta është maltretuar disa herë nga policia serbe.

Postimi i plotë i Sefajt:

Rrahman Jashari vjen prej familjeve me të forta dhe me patriotike në dukagjin.

Kushdo që synon me akuzu Rrahmanin, njeriun qe është rrahur dhjetra herë nga policia serbe në vitet e 90 për shkollën shqipe, bëhet argat i Serbisë me ose pa dijen e tij.

Kryeministër Albin Kurti distancohu nga shpifja e këshilltarit Elvis Hoxha.

Elvis Hoxha Kërko falje, nëse ke një grimë shqiptari në mëndje dhe zëmer.

Ps: Rrahmani mundet mos me ju pelqy, mos me qenë dakord me formatin e veprimit sindikal që ka zgjedhur ai, por me shpifë se ka qenë pjesë e listave të partive serbe është me shumë sesa poshtërsi!

Lajme të ngjashme