Sahatçiu: 7 ditë para fushatës "as edhe një më shumë" ne kemi 2 gra të vrara, mjaft me popullizma - NACIONALE

Sahatçiu: 7 ditë para fushatës "as edhe një më shumë" ne kemi 2 gra të vrara, mjaft me popullizma

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se blerja e byzylykëve elektronik (digjital) që ndihmojnë viktimat e dhunës në familje janë nevojë emergjente.

Ajo ka kërkuar që të veprohet e jo të vazhdohet me reagime “vend e pa vend”.

Në vetëm 7 ditë e para të 16 ditëve aktivizëm për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore nën moton nacionale "As edhe një më shumë" ne kemi 2 gra të vrara. Nuk do mend se gjindemi në gjendje alarmante.”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Reagimi i saj vjen pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, në hyrje të klinikës së Gjinekologjisë, aty ku tashmë e ndjera ishte shtruar për të lindur.

Shkrimi i plotë i saj:

Blerja e byzylykëve elektronik (digjital) që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje në momentin që u afrohet sulmuesi i tyre është nevojë emergjente. Të njejtat e sinjalizojnë edhe policinë.

Ato veqse janë dëshmuar të suksesshme në zbatimin e urdhërave të mbrojtjes nëpër botë. Një bazë ligjore mundet të na ofroj Ligji për Mbikëqyrje Elektronike veqse në fuqi që nga viti 2015. Si Kryeqytet, jemi të gatshëm të bashkojmë forcat për veprim të menjëhershëm.

Kjo sigurisht që nuk është zgjidhje përfundimtare. Mirëpo, dikush duhet të flet për zgjidhje. Dikush duhet të veprojë menjëherë. Mjaft me reagime vend e pa vend. Mjaft me popullizma. Mjaft më!

Në vetëm 7 ditë e para të 16 ditëve aktivizëm për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore nën moton nacionale "As edhe një më shumë" ne kemi 2 gra të vrara. Nuk do mend se gjindemi në gjendje alarmante.

Lajme të ngjashme