Zëdhënësi i VV-së “fajëson” vetëm Këshillin Prokurorial e Gjyqësor, por jo edhe Policinë për vrasjen e gruas - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së “fajëson” vetëm Këshillin Prokurorial e Gjyqësor, por jo edhe Policinë për vrasjen e gruas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë pushteti e ka zgjedhur narrativën e tij për rastin e vrasjes së gruas në QKUK. Përveç statuseve me thekse problematike e konotacione seksiste, pushteti i LVV-së po e fajëson vetëm sistemin e drejtësisë, por jo edhe Policinë e Kosovës.

Një narrativë të tillë e ka vazhduar edhe Arlind Manxhuka, zëdhënësi i LVV-së, që është po ashtu edhe anëtar i Kryesisë së partisë në pushtet.

Manxhuka, në një status të shkurtër, ka shkruar se Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e thirru sot nga ministrja Haxhiu.

Tutje, z. Manxhuka përmendi edhe lirimin në procedurë të rregullt të dorasit për dhunë fizike, duke cituar po ashtu Haxhiun, e cila ka paralajmëruar përgjegjësi.

Por z. Manxhuka qëllimisht nuk ka përmendur faktin se Policia e Kosovës, e cila është nën Ministrinë e Brendshme të udhëhequr nga Xhelal Sveçla, të cilit tashmë po i kërkohet edhe dorëheqja.

Kujtojmë që z. Sveçla ende nuk ka reaguar për këtë rast.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme