Rrahman Jasharaj në Podcast: Kërkojmë ndërmjetësues për të folur me Albin Kurtin - NACIONALE

Rrahman Jasharaj në Podcast: Kërkojmë ndërmjetësues për të folur me Albin Kurtin

1 vit më parë

nga Jetlir Buja

Pas largimit të Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga skena politike, përkrahësit e Albin Kurtit e gjetën një emër tjetër që të derdhnin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit: Rrahman Jasharajn. E megjithatë, kryesindikalisti i mësimdhënësve nuk u zmbraps por as nuk u bë pjesë e lojërave politike. Ai vazhdon t’i shprehë ngulmueshëm kërkesat e punëtorëve që përfaqëson.

Kur na hyri në zyrë me afërsinë dhe korrektësinë karakterizuese, ishte e vështirë ta kuptoje pse kryeministri Albin Kurti nuk donte ta takonte.

Në fakt, ai ishte takuar me Albin Kurtin si kryeministër edhe gjatë marsit 2020.

Veç mua nuk ma caktoi asnjë parti”, na kallëzoi Jasharaj derisa denonconte etiketimin që e bënte Kurti ndaj sindikalistëve tjerë.

E futëm në dhomën e vogël të Podcast dhe menjëherë ai nisi të na tregonte “off the record” në lidhje me Grevën e Përgjithshme dhe rreziqet nëse ajo nuk bëhej siç e parashikonte ligji. Duhej të gjenin ndërmjetës të licencuar.

Por, kjo ishte veç një ndër gajlet e shumta të Rrahman Jasharajt.

E pyetëm për kërkesën më të madhe nga ana e mësimdhënësve kosovarë: Ligjin e Pagave. Pse kërkohej me aq ngulm prej tij dhe sindikalistëve tjerë?

Po ashtu, ai foli edhe për një varg çështjesh tjera në varësi të pyetjeve tona. Ndër tjerash, i shtruam pyetjen edhe për hendekun e madh e absurd në paga që ekzistonte mes mësimdhënësve parauniversitarë dhe profesorëve universitarë.

Pse një profesor universitar mund t’i merrte 3-4 mijë euro në muaj e një mësimdhënës i ciklit fillor vetëm 3-4 qind?

Ai u shpreh se kjo mund të kishte lidhje edhe me faktin se shumica e politikanëve janë profesorë universitarë, e jo mësimdhënës të cikleve parauniversitare.

Po ashtu, Jasharaj nuk hezitoi të denonconte hapur e qartë ndikimin e keq të politikës në shkollat e Kosovës për vendosjen jashtë kritereve të mësimdhënësve e drejtorëve.

I pyetur nëse Vetëvendosja ishte më e butë sesa partitë tjera në partizimin e shkollave, përgjigjja e tij ishte e ashpër dhe e prerë.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni gjithë bisedën e bërë me Nacionalen:

Lajme të ngjashme