Rrahja e të moshuarës në Pejë: Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë nisën për në vend të ngjarjes - NACIONALE

Rrahja e të moshuarës në Pejë: Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë nisën për në vend të ngjarjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektori i Ministrisë së Shëndetësisë, Nysret Kuleta, në një pronocim për Nacionalen ka thënë se është nisur për në vendin e ngjarjes, ku një grua e moshuar u rrah fizikisht nga një inferemiere në një qendër për të moshuar në Pejë.

Kuleta ka thënë se është nisur për në vend të ngjarjes.

Po, me të marrë informatën, ne, në kuadër të veprimpatrisë sonë, jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes. Aty do të marrim informata rreth rastit, por edhe të veprimtarisë”- ka thënë ai.

Ndërkohë për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarat për dhunë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pejë, 2 nëntor 2022 Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqeve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime te mëtutjeshme.”, kanë thënë nga PK.

Ndërkohë Anton Rasaj, pronar i qendrës për të moshuar në Pejë, “Orenda”, ka folur ekskluzivisht për gazetën Nacionale në lidhje me rrahjen e të moshuarës nga disa inferemiere.

Rasaj, i cili jeton në Zvicër, e ka shprehur për gazetën Nacionale dëshpërimin e tij për ngjarjen e ndodhur.

Kuku për neve, çka kam me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah”- deklaroi Rasaj për Nacionalen.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Edhe pronari i “Orendës” ka folur për Nacionale, duke thënë se janë të shqetësuar me këtë ndodhi.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme