Rinia e Kosovës di shumë për Plan B-në pasi bëjnë seks: Rrëfimet e tyre dhe pasojat nga kjo pilulë - NACIONALE

Rinia e Kosovës di shumë për Plan B-në pasi bëjnë seks: Rrëfimet e tyre dhe pasojat nga kjo pilulë

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Nuk ka lidhje me Planin Franko-Gjerman por ka lidhje me përditshmërinë tuaj, më saktë me jetën seksuale. Është fjala për Planin B. Cilat janë rrëfimet e rinisë së Kosovës dhe cilat janë pasojat e kësaj pilule?

Për herë të parë për pilulën “PLAN B” kam dëgjuar derisa isha duke e shikuar një serial anglez të quajtur “Skins UK”, diku rreth moshës 13 vjeçare.

Nuk e kisha të qartë se për çka përdororje vetëm në bazë të përkthimit ku shkruhej “për të parandaluar shtatzënëninë".

Kanë kaluar vite që nga ekspozimi im i parë ndaj pilulës “Plan B” derisa para një muaji një nga shoqet e mia më tregonte disa informacione për këtë pilulë madje edhe disa informacione të cilat s’i kisha çuar nëpër mend.

Ndoshta nga injoranca ime që asnjëherë nuk kam shfletuar në internet apo edhe nga mospasja e ndonjë bisede për seksin me prindërit, isha goxha e shqetësuar me atë që po dëgjoja.

Me të shkuar në shtëpi fillova shfletimin, ku të gjitha informacionet ishin në gjuhën angleze. Nuk mund të gjeja asgjë në gjuhën shqipe.

Çka është plan B?

Plan B është një pilule e cila merret deri në 72 orë pas kryerjes së aktit seksual pa mbrojtje (kondom apo kontraceptiv). Mirëpo, zakonisht preferohet që të mirret 12 orë pas aktit për të pasur sukses më të madh pasi që termi tjetër i kësaj pilule është “Morning after”.

Mirëpo, duhet pasur kujdes pasi që 72 orëshi di të jetë problematik.

95 për qind efektive nëse merret në 24 orët e para, 85 për qind efektive nëse merret në 25-48 orë pas aktit dhe 58 për qind efektive nëse merret 49-72 orë pas.

Plan B, është pilule e cila merret për parandalimin e shtatzënisë dhe mund të gjendet fare lehte në cilëndo farmaci pa përshkrimin e mjekut.

Çmimet e kësaj pilule fillojnë nga 2,50euro deri në 5 euro. Edhe pse brendi i pilulës është i njëjte mirëpo në mungesë të një ligi i cili rregullon çmimet e barnave ka bëre që farmacitë e ndryshme të vendosin çmimet sipas dëshirës.

Edhe pse merret pa përshkrimin e mjekut, gjithmonë është e rëndësishme që të konsultoheni më një gjinekolog para ose pas marrjes së pilulës

Nuk mund të përdoresh 2 pilula një pas një pasi që nuk rrit efikasitetin. Përkundrazi, vetëm sa shton efektet anësore që mund t’i ketë.

Sa shitet në Kosovë?

Nacionalë ka qëndruar në disa nga farmacitë e kryeqytetit për të parë se sa janë në dijeni qytetarët për pilulën ‘’Plan B’’.

Mbeta e habitur për të mirë me atë se të rijnë sot janë shumë më të informuar sa i përket kësaj pilule si dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.

“Zakonisht gjatë një ndërrimi i shesim deri në 7-8 copë. Moshat janë të ndryshme, kemi të rinj por edhe të moshave të mesme të cilët interesohen për blerjen e këtyre pilulave. Nuk dallon nga gjinia, pasi që i kemi edhe djemtë edhe vajzat që i blejnë,” - tha një nga farmacistët e qytetit.

Mirëpo sa janë të informuar për efektet anësore dhe si të përdoret kjo pilule?

Farmacistja në farmacinë Valeria të kryeqytetit për Nacionalen tha se mundohet që zakonisht të iu japë instruksione personave të cilët kërkojnë këtë pilulë se si përdorët dhe për efektet anësorë që mund t’i ketë.

“Zakonisht personat që e blejnë, nuk janë në dijeni për efektet anësorë dhe atë se nuk është e preferueshme që të përdorët më shumë se një herë në gjashtë muaj, pasi që mund të ketë efekte anësore të ndryshme. Është mirë që të konsultoheni me gjinekologun në raste të ndryshme nëse veç dëshironi ta përdorni më shumë së një herë në muaj apo në 6 muaj.”

Ndërsa sa i përket numrit të blerësve brenda ditës apo javës, nuk kishte ndonjë përgjigje pasi që tha se numri ndryshon.

Sa janë të informuar vet qytetarët dhe ku kanë dëgjuar për pilulën?

Në një mesditë në një nga kafenetë e Prishtinës, disa vajza ndanin përvojën e tyre personale me këtë pilulë si dhe atë së çfarë kishin lexuar në faqe online.

Biseda ishte mjaft interesante dhe më kapi veshin goxha si shpejt, pasi që i pyeta nëse mundem të bashkangjitem në bisedën e tyre.

“Unë e kom kuptu që ekziston diçka e tille tu këqyr ne internet valla,” - tha njëra nga vajzat.

“E unë se m’ka kallxu kjo shoqja hahaha,” tha tjetra.

“Nuk është se kemi biseduar me prindërit sa i përket jetës seksuale, nuk më kanë pyetur e as që ju kom tregu. Normal që kur e banë për herën e parë nuk i din masat mbrojtëse, se çka do që dëgjon në internet edhe sheh në realitet din me qenë krejt ndryshe. E njëjta ka qenë edhe për “seksin e pambrojtur” (ang. unprotected sex). Nuk i kom ditë pasojat se çka mundet me ndodhë se na veç mendojmë kemi me mbetë shtatzënë edhe ky është fundi por jo edhe për sëmundjet seksuale te transmetushme. Kam lexuar artikuj të ndryshëm... një nder ta është edhe për Plan B, kom vendos me e nda me shoqet, edhe ka qenë goxha ndihmuese se pothuajse secilës na ka ra me e përdore të paktën një herë,” - tha Donika një vajzë në të njëzetat nga Prishtina.

Gjatë bisedës më Donikën, shoqet e saj pohuan atë që thoshte mirëpo njëra nga to u sigurua që të ndante një përvojë jo të mirë që kishte me këtë pilulë.

‘’Ajo se çka nuk kemi ditur është se gjatë evoluimit, ka gjasa që pilula mos të funksionoj. Një javë kam qenë nën ankth duke mos e ditur nëse ka funksionuar apo jo.”

Pas një rendi të të qeshurave në tavolinë “Ani de se stresues është mos me ditë nëse ke mbet shtatzënë apo jo, se si kem rendet me bo fëmijë,” tha Nita*.

Jo gjithmonë funksionon.

Nëse gjatë kohës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale je në periudhën e evoluimit atëherë pilula nuk funksionon. Nëse kryen marrëdhënie të pambrojtur brenda të njëjtit cikël menstrual edhe nëse ke përdorur pilulën më parë atëherë nuk funksionon.

Nuk mund të përdorësh dy pilula një pas një pasi që nuk rrit efikasitetin përkundrazi, vetëm sa shton efektet anësore që mund të i ketë.

Efektet anësore, nuk janë të njëjta tek të gjithë, disa pas marrjes së pilulës nuk ndjen asnjë lloj ndryshimi në trupin e tyre, por disa kanë efekte anësore të mëdha të cilat vazhdojnë për disa ditë apo edhe javë.

Mosleximi i efekteve anësore dhe mosnjohuria mbi atë se çfarë mund të ndodhë në rast se merret kjo pilulë, Dea i ka shkaktuar çrregullime emocionale, të cilat për një kohë nuk e ka ditur se nga i vinin.

“Çfarë Plan B more? E kam marr një herë, më është dashtë muaj më u kthye në normalitet. Dhimbje të mëdha barku, vjellje edhe ndryshim në disponim. Kam qenë më emocionale nuk e disha se çka është duke ndodhur me mu, pse jam duke u ndier kaq keq. Përfundimi ishte efektet anësore të Plan B, te cilat as që i kam lexuar,”- tha Dea

Për të parandaluar sëmundjet apo infeksionet e transmetueshme seksuale, shtatzëninë e padëshiruar, këshillohet që të përdorën masa mbajtëse si vendosja e prezervativëve, kontraceptivët e ndryshëm.

Ajo se çfarë duhet të dinë të gjithë është se Plan B apo e njohur si Morning after Pill, nuk është pilulë e cila nuk e ndalon shtatzëninë, për atë arsye merret në 24 orëshin e paskryerjes së marrëdhënies seksuale.

Shënim* STD apo Sëmundjet e Transmetueshme Seksuale barten nga njëri person tek tjetri përmes kryerjes se aktit seksual në mënyre të pambrojtur sh.b Mospërdorja e kondomit.

Ndërsa STI Infeksionet Seksuale të Transmetueshme, të cilat mund të barten në të njëjtën mënyre si STD-s.

Kondomi është një lloj prezervativi, që vendoset në organin gjenital të burrave për arsye të parandalimit të shtatzënisë si dhe parandalimin e sëmundjeve apo infeksioneve seksuale të transmetueshme.

Kondomi është prezervativi që vendosët brenda organit seksual të grave që luan të njëjtin rol si vendosja e kondomit në organin gjenital tek burrat, por që është më pak i përdorur.

Kontraceptivët janë pilula të cilat merren nga gratë gjatë ter muajit për të parandaluar shtatzëninë, mirëpo nuk parandalojnë STD-s dhe STI-s.

Lajme të ngjashme