Regjimi i vjetër ka kapur familjet: Akuzat e çuditshme të Elvis Hoxhës kur VV i humbi zgjedhjet lokale - NACIONALE

Regjimi i vjetër ka kapur familjet: Akuzat e çuditshme të Elvis Hoxhës kur VV i humbi zgjedhjet lokale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ishte 19 tetori i vitit 2021, dhe Vetëvendosje nuk kishte arritur ta fitonte asnjë komunë në zgjedhjet lokale të asaj vjeshte në raundin e parë. Elvis Hoxha, që ra në spikamë të opinionit publik sot, kishte bërë pretendime të çuditshme: regjimi i vjetër kishte kapur edhe familjet e Kosovës.

Hoxha në atë kohë ishte mjaft i zëshëm si avokues i Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurtit, që ishte edhe kryeministër i gjithë Kosovës nominalisht.

Por, ai do të shprehej në mënyrë të çuditshme duke i çuar në një nivel tjetër fjalët mbi “kapjen e shtetit”.

“Sapo mërgata i largohet votimit, regjimi i vjetër e ngre kokën në Kosovë. Sepse regjimi i Prontove e kap lehtë ekonominë e familjes së Kosovës, sidomos në komunë.” – ishte shprehur z. Hoxha.

Në bazë të statistikave të regjistrimit të popullësisë në vitin 2011, Kosova i kishte pasur 297 mijë ekonomi familjare.

Hoxha sot ka kërkuar falje për fyerjet që i bëri Rrahman Jasharajt të cilin e lidhi me Serbinë, por nuk kishte kërkuar asnjëherë falje për fyerjet që iu bënte familjeve kosovare.

Statusi i plotë:

Sapo mërgata i largohet votimit, regjimi i vjetër e ngre kokën në Kosovë. Sepse regjimi i Prontove e kap lehtë ekonominë e familjes së Kosovës, sidomos në komunë. Por nuk mund ta kapë votën e mërgatës. Mërgata është e lirë, ndaj dhe vota e saj është e drejtë. Vota e drejtë e siguron pushtetin e drejtë. Vota e kapur siguron vetëm pushtetin e kapur.

Lajme të ngjashme