Reagon AKK pas deklaratave të Kurtit: Obligim moral dhe institucional që Kurti të kërkoj falje ndaj Kryetarëve të Komunave
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Kurti.
Në këtë reagim, deklaratat e Kurtit AKK-ja i quajti anti-qeveritare dhe anti-shtetërore.
Tutje, bordi i AKK-së ka thënë se kjo qasje e kryeministrit Kurti vetëm se polarizon shoqërinë e vendit.
Cilësimi i Kurtit ndaj Kryetarëve të Komunave është konsideruar i pa pranueshëm dhe nxitës.
Në reagim po ashtu është kërkuar nga Kurti që të kërkoj falje ndaj kryetarëve të Komunave pasi sipas tyre qasje e tij mund të përkeqësoj situatën duke quar në situata tjera. Sipas tyre, komunat e vendit vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës.
REAGIMI I PLOTË:
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës z.Albin Kurti i cili i akuzoi Kryetarët e Komunave për politikë anti shtetërore dhe ku në mes tjerash KM Kurti tha që "bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike anti-shtetêrore".
Kjo qasje për ne nuk është qasje që i duhet vendit tonë as momentumit, aq më tepër qasje që polarizon panevojshëm shoqërinë tonë. Poashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat.
Si mund të bëjnë politikë antishtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës.
Me gjithë këtë kontribut të kryetarëve, është FYERJE t'i cilësosh Kryetarët e Komunave si anti shtetit të Kosovës.
Pra, Kryetarët e Komunave kanë sakrifikuar shumë për shtetin, duke mos kursyer asgjë.
Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit.
Kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën.
Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe institucional t'u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi.