Sot dita më e nxehtë e javës, temperatura pritet të shkojë deri 38 gradë
Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë dita me e nxehtë e javës.
Në njoftimin e IHMK-së ka bërë me dije temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë celsius.
“Java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë. Nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit. Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike, si dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. ☀️ E hënë (29.06.2026). Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare. 🌡️ Temperaturat minimale: 15–18°C. 🌡️ Temperaturat maksimale: 32–38°C, duke e bërë këtë ditën më të nxehtë të javës. 💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.”, është thënë në njoftim.