Rast i rëndë në Gjakovë: Vdes një person pasi u godit me thikë, Policia jep detaje - NACIONALE

Rast i rëndë në Gjakovë: Vdes një person pasi u godit me thikë, Policia jep detaje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Gjakovës ka dhënë detaje për një rast të rëndë në këtë komunë.

Një person ka humbur jetnë, si pasojë e goditjes me thikë.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati. Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “vrasje”. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme