Raportohet se u tentua sulm fizik ndaj Rrahman Jasharajt - NACIONALE

Raportohet se u tentua sulm fizik ndaj Rrahman Jasharajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet për një përplasje fizike gjatë një takimi ku pjesëmarrës ishte Rrahman Jasharaj i SBAShK-ut.

Koha ka raportuar se “gjyshi i një nxënësi është përplasur me mësimdhënësit”, ndërkohë që EkonomiaOnline se “mësimdhënësit tentuan ta sulmonin Jasharajn”.

Në një video që po qarkullon, nuk dihet saktësisht se kush me kë po përplaset ndërkohë që gazeta Nacionale nuk ka asnjë informacion nga gazetarët e saj për rastin.

Redaksia po provon të kontaktojë me z. Rrahman Jasharaj për të kuptuar më shumë mbi incidentin që ka ndodhur në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë.

Ky incident vjen pas rritjes së gjuhës dehumanizuese nga eksponentë të pushtetit ndaj z. Rrahman Jasharaj. Së fundi ai u përball edhe me akuzat nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit se ishte pjesë e partive serbe, se ishte i lidhur me ShIK-un derisa nuk mungojnë as sulmet në pamjen e tij fizike.

Lajme të ngjashme