Raportohet se e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës ka njoftuar këtë javë se do të largohet nga puna - NACIONALE

Raportohet se e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës ka njoftuar këtë javë se do të largohet nga puna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një video tejet shqetësuese është publikuar gjatë ditës së sotme ku shihet maltretimi i tmerrshëm ndaj një zonje në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Nacionale vizitoi vendin e ngjarjes për të mbledhur detaje të mëtejshme rreth rastit të dhunës.

Siç merr vesh Nacionale nga një burim anonim, e dyshuara e sulmit ndaj të moshuarës në shtëpinë private për kujdesin e të moshuarve në Pejë, të quajtur “Orenda”, ka njoftuar menaxhmentin se këtë javë do ta lërë punën me arsyetimin se kishte angazhime të tjera.

Këtu mund t'i përcjellni të gjitha ngjarjet dhe reagimet e reja për rastin e tmerrshëm në Pejë në formën LIVE.

Lajme të ngjashme