Ramabaja sulmon Jasharajn: Është i dirigjuar nga bosët e prontomafisë - NACIONALE

Ramabaja sulmon Jasharajn: Është i dirigjuar nga bosët e prontomafisë

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Sadri Ramabaja përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” e ka kritikuar kryetarin e SBASHK’ut dhe kryetarin e këshillit grevist, Rrahman Jasharaj për grevën e punëtorëve të sektorit publik.

Ramabaja ka kritikuar dhe cilësuar ashpër Jasharajn, duke thënë se ai dirigjohet nga bosët e pronto-mafisë.

“Sot, më 1 shtator 2022, BSPK-ja në krye me Rrahman Jasharin, e dirigjuar nga bosët e Prontomafisë, na bën të ndjehemi të pa dinjitetshëm përballë historisë”, shkroi Ramabaja.

Më 3 shtator 1990 klasa punëtore e Kosovës me BSPK-në që kishte në ballë

Dr Hajrullah Goranin, shenjoi histori, të cilën e kujtojmë me krenari të ligjshme.

Sot, më 1 shtator 2022, BSPK-ja në krye me Rrahman Jasharin, e dirigjuar nga bosët e Prontomafisë, na bën të ndjehemi të pa dinjitetshëm përballë historisë.

Edukatorë, mësues e arsimtarë, nëpunës shtetëror… zgjohuni nga ky somnabolizëm i mbytur në turp!

Lajme të ngjashme