Ramabaja: Opozita drejtohet nga sharlatanë, ca analistë po bëjnë thirrje të kukuvajkave - NACIONALE

Ramabaja: Opozita drejtohet nga sharlatanë, ca analistë po bëjnë thirrje të kukuvajkave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist por edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një artikull të gjatë, e të cilin e ka botuar në portalin e afërt me Elvis Hoxhën, anëtar i Kryesisë së LVV-së.

Që në titull vërehet se për çfarë saktësisht e ka fjalën z. Ramabaja. I titulluar “Lufta hibride serbe e vazhdueshme dhe sharllatanizmi i opozitës serbe”, Ramabaja kritikon opozitën, duke theksuar se ajo drejtohet nga sharlatanë.

Duke folur për mënyrën se si pushteti në Serbi po i referohet kryeminstrit Albin Kurti me epitete politikisht jokorrekte, z. Ramabaja thekson se “një mentalitet” i tillë, pra si ai serb, është përvijuar edhe në opozitën e Kosovës.

Në fund të prononcimit për një tv serb Vuçiqi krejtësisht i qatrafillosur këlthet: “Qëndrim i mjerë, antiserb, të cilin e treguan, sepse atë që ka bërë koka e terroristit Albin Kurti…” nuk e paskan dënuar! Prandaj paralajmron plot mllef se nuk do të udhëtojë për Tiranë më 6 dhjetor, ku do të mblidhen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Këtë mentalitet e kanë përvijuar jo pa sukses edhe në qarqet e një lagjeje të opozitës sonë që dominohet nga drejtues sharllatan.” – vlerëson ai, transmeton Nacionale.

Tutje, z. Ramabaja ka kritika edhe për kolegët e tij të universit të analistëve politik.

“Lufta e Serbisë në Kosovë derisa ka ngelë e pandëshkuar, jo vetëm sa ka ndërruar formë dhe bëhet në hapësira të tjera nga fushëbetejat. Prandaj thirrjet-kukuvajka të ca analistëve në studiot tona se “ne kemi fituar Republikën, por edhe Serbia duhet të fitojë diçka” janë produkt i kësaj lufte speciale që po vazhdon me mjete tjera nga ato të fushbetejës.” – shtoi z. Ramabaja.

Lajme të ngjashme