SHSKUK konfirmon vdekjen e gruas në repartin e Gjinekologjisë - NACIONALE

SHSKUK konfirmon vdekjen e gruas në repartin e Gjinekologjisë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Pas vrasjes që ka ndodhur para pak minutash në oborrin e QKUK-së, ka reaguar edhe Klinika Universitare e cila e ka konfirmuar vrasjen.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.

Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet.

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit të Gjinekologjishë në QKUK.

Siç ka mësuar gazetarja e Nacionales që po raporton nga vendi i ngjarjes, ajo ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatzënisë.

Lajme të ngjashme