Qe çka i ndodhi njeriut që qëndroi më së gjati në dhomën më të qetë në botë - NACIONALE

Qe çka i ndodhi njeriut që qëndroi më së gjati në dhomën më të qetë në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të kalosh kohë në dhomën më të qetë në botë mund të tingëllojë si një copëz parajse për shumë prej jush - por, siç thonë, bëj kujdes për atë që dëshiron.

Një YouTuber e kuptoi këtë pasi theu rekordin për qëndrimin më të gjatë në dhomën në fjalë. Le të themi se gjërat u bënë paksa të çuditshme për të.

Para se të flasim për këtë, të flasim për hapësirën që besohet të jetë më e qeta që ekziston.

"Dhoma Anekoike" e Universitetit të "South Bank" në Mbretërinë e Bashkuar është e izoluar nga zëri për të qenë aq e heshtur sa zëri matet në decibel negativ dhe vizitorët këshillohen të qëndrojnë brenda jo më shumë se 45 minuta ose përndryshe mund të fillojnë të humbasin mendjen.

"Kur është qetësi, veshët do të adaptohen. Sa më qetë në dhomë, aq më shumë gjëra do të dëgjoni.

"Do të dëgjosh rrahjet e zemrës, nganjëherë mund t'i dëgjosh mushkëritë, stomakun duke bërë zhurma. Në dhomën anekoike, ti bëhesh zëri".

Befasisht, një prej reporterëve të "Unilad" theu Rekordin e Botës për kohën e kaluar brenda dhomës më 2016, kur qëndroi i ulur për 67 minuta.

Prej atëherë, ka pasur rritje të interesimit për të provuar sfidën e dhomës më të qetë në botë.

Një prej tyre është edhe YouTuberi, Callux.

Në një video ku tregon sfidën, ai dhuron një përshkrim të shkurtë të dhomës dhe nënvizon rregullat që iu kërkua t'i respektonte në tentativë për ta thyer rekordin zyrtar, të cilat janë si më poshtë.

1. Sfiduesi duhet të qëndrojë i vetmuar në dhomë.

2. Nuk lejohet fjetja/humbja e vetëdijës.

3. Sfiduesi duhet të monitorohet dhe të mbahet në mbikëqyrje gjatë tërë kohës.

4. Zëri duhet të qëndrojë nën 25 decibel.

5. Sfiduesit i lejohet të flasë deri në një minutë pas çdo pesë minutave.

6. Sfiduesi lejohet të largohet në çdo kohë.

7. Opsionale - sfida duhet të kompletohet në errësirë.

Pas një turneu të shkurtër nëpër objekte, me mirësjellje të stafit të SBU, i cili përshkroi rreziqet e përfshira, Callux u mbyll më pas brenda dhomës... dhe nuk kaloi shumë kohë para se gjërat të fillonin të bëheshin të çuditshme.

Pas vetëm pesë minutave të kaluara në izolim, ai menjëherë raportoi për ndjesi çorientimi, pas një shpërthimi intensiv në të dy veshët.

Pas 15 minutave, ai potencoi se pa drita duke kërcyer para tij në dhomë, dhe pas 30 minutave brenda, tha se po arrin të dëgjojë zhurmën e qarkullimit të gjakut.

Pasi iu afrua kohës prej një ore dhe rekordit botëror, YouTuberi ishte gati të dorëzohet pasi po përjetonte halucinacione, megjithatë, ai vendosi një rekord të ri prej një ore e 26 minutave.

I pyetur të komentonte për kohën e tij në dhomë, Callux përdori vetëm një fjali që përmbledh eksperiencën e tij. "Kjo ishte e çuditshme, dreqin".

Po, kjo duket të jetë fjalia e duhur.

Lajme të ngjashme