Krasniqi bënë një krahasim të çuditshëm mes ushtarëve rus dhe atyre të UÇK-së
Profesori Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për ikjet e rusëve nga lufta.
Madje Krasniqi, e ka bëre një krahasim në mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998, dhe sot rusëve, duke thënë se shumë djem e burra, po edhe vajza e gra shqiptare, u kthyen nga Evropa dhe u bën ushtarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa në rusi burrat janë duke ikur si pa kokë.
“Kur ndodhi agresioni ushtarak serb kundër Kosovës në vitin 1998, shumë djem e burra, po edhe vajza e gra shqiptare, u kthyen nga Evropa dhe u bën ushtarë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK ishte një organizatë ushtarake-politike vullnetare, jo ushtri e rregullt e një shteti të organizuar. Ajo që po ndodhë në Rusi është e kundërta e trimërisë së shqiptarëve të Kosovës: atje po ikin meshkujt si pa kokë, edhe pse ftohen në njërën nga ushtritë më të fuqishme në botë”, ka thënë Krasniqi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka krijuar planin e mobilizimit, ku ka kërkuar që të gjithë rezervistët e ushtrisë të nisën drejt luftës në Ukrainë, ku dhe ka shkaktuar zemërim tek rusët të cilët kanë gjetur rrugë alternativ për të ikur nga Rusia.
Madje, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një interviste ne një medium amerikan ka thëne se Shqipëria do të i mirëpres rusët të cilët nuk duan që të marrin pjesë në luftë.
Postimi i plotë: