Profesorët e pasur të UP-së: Seksistë, përkrahës të Kanunit e kundër grevës së SBASHK-ut - NACIONALE

Profesorët e pasur të UP-së: Seksistë, përkrahës të Kanunit e kundër grevës së SBASHK-ut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Greva në sektorin e arsimit ka trokitur. SBASHK-u ka mobilizuar mësimdhënësit për të filluar me 1 shtator grevën, e cila po kundërshtohet nga pushteti. Por, kundër kësaj nisme sindikale, ka ndalur edhe disa profesorë të Universitetit të Prishtinës.

Kuptueshëm, rroga e tyre e madhe, e cila mbërrin deri në 3500 euro, u jep komoditetin të shkruajnë kundër grevës, e cila për synim ka përfitimin e 100 eurove shtësë deri në miratimin e ligjit për paga. Epo kush do të hynte në grevë për 100 euro shtesë në paga e tij është mijëra euro?

Por, përveç kundërshtimit të grevës, profesorët e UP-së kanë edhe deklarata skandalozë, ku përfshihen qëndrime seksiste, arkaike e aspak politikisht korrekt.

Profesorët e Universitetin e Prishtinës që paguhen nga taksat e qytetarëve shpesh kanë pasur qëndrime problematike. Është koha të lëshojmë reflektorët mediatik drejt profesorëve të pasur të UP-së.

Kanuni…

Një ngjarje tragjike, ajo e dhunimit të vajzës 11-vjeçe nga 5 djem e burra, ka tronditur Kosovën. Në debatin e madh për këtë çështje u përfshi edhe profesori filozo, z.Blerim Latifi.

Ajo çfarë filozofi ish-këshilltar shkroi është skandalozë për një profesor të filozofisë politike. Z.Latifi kërkoi zbatimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit kundrejt 5 të arrestuarve që dyshohen se dhunuan 11-vjeçën, pra të një kodi thellësisht patriarkal, të dhunshëm, mesjetar e dehumanizues të gruas.

Mund të dukem i ashpër, anakronik, e në kundërshtim me konceptin liberal të drejtësisë, por rastin e këtyre pesë monstrave që e kanë përdhunu një 11 vjeçare, Kanuni i Lekës e kish zgjidhë ma së miri. Mëshira për monstra të tilla, është formë e padrejtësisë!”, shkroi z.Latifi, postim i cili mori hiç më pak se 1 mijë e 300 pëlqime, e 20 shpërndarje përkrahëse.

Një postim i tillë bëhet edhe më skandaloz, kur autori i saj është një profesor që ka doktoruar mbi historinë e idesë së emancipimit. Librat e lexuara nga ai (ose thënë më mirë që supozohet t’i ketë lexuar gjatë shkrimit të doktoraturës), më gjasë nuk kanë ndikuar në emancipimin e tij.

Tradita esakicës” duket të jetë më e fuqishme se e gjithë doktoratura qindra faqëshe e “pishtarit” të emancipimit, z.Latifi.

Me këtë rast, ligjërimet e Latifit në UP rreth Republiëks së Platonit, idenë e imperativit kategorik të Kantit e konceptin e lirisë pozitive e negative të Berlinit duket të jenë vetëm sa për një rrogë.

Profesorët e pasur kundër grevës

Por, profesori Laitif, që merr rrogë mbi 1000 euro, kishte qenë edhe kundër grevës së SBASHK-ut, duke e cilësuar si moment të pamenduar mirë.

Por momenti i zgjedhur për grevën më duket i pamenduar mirë, sepse fare lehtë mund të ndodhë që me 1 shtator në veri të ketë rezistencë të dhunshme nga bandat e Vuçiqit e agjentët e Putinit që nuk duan ta lejojnë shtrirjen e ligjit kosovar atje dhe njëkohësisht në pjesët tjera të vendit sistemi të zgjohet në mëngjes i paralizuar nga grevat. Nëse kjo ndodhë, atëherë ne me një shembull të ri do ta pasurojmë listën e gjatë të budallallëqeve tona”, shkroi ai.

Ndërsa, profesori universitar Fadil Maloku ka vazhduar të shajë gazetarët, për vetëm një arsye. Ata i kishin evidentuar gabimet e shumta drejtshkrimore, dhe po ashtu tregonin se si ai gjykonte mësuesit e fillores me 420 euro rrogë, e paga e tij mund t’i shkonte deri në 3500 sosh.

“Ju sindikalistët kosovarë, nuk qenkeni kurrkah,” - shkruan z. Maloku, në një fjalim në Facebook të mbushur me gabime drejtshkrimore.

Sipas një hulumtimi, paga bazë e mësimdhënësve në shkollën e mesme dhe atë fillore ndryshon për 31 për qind nga paga e profesorëve universitarë. Dhe përveç kësaj, pagat e mësimdhënësve të arsimit të ulët janë një herë më të ulëta se sa edhe ato të asistentëve.

“Në Francë, paga e mësimdhënësit universitar dallon për vetëm 100 euro nga paga e mësimdhënësit të shkollës së mesme.” – shkruhej në raportin për pagat e sektorit publik.

Seksizmi në UP

Kohë më parë, Nacionale kishte raportuar për deklaratat skandaloze të disa profesorëve të Universitetit të Prishtinës.

Numri i deklaratave që mund të cilësohen si “skandaloze” nga profesorët e Universitetit të Prishtinës është i madh.

A R D I A N K A S T RA T I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe profesori i UP-së, kishte përshkruar në mënyrë seksiste e të shëmtuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me anë të një statusi në Facebook në prillin e vitit 2021.

Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish-zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit.", shkruante Kastrat.

Kjo deklaratë fyese në baza seksiste dhe provinciale kishte provokuar reagim të gjerë shoqëror dhe kundër Kastratit ishte protestuar edhe në Universitetin e Prishtinës nga studentë të ndryshëm që kërkonin përjashtimin e tij.

T E U T Ë KRASNIQI – PUSTINA

Ish-prorektorja e Universitetit të Prishtinës si pa të keq kishte zbuluar përbrendësimin abnormal të seksizmit madje edhe te organet vendim-marrëse.

Prorektorja në fjalë, për më tepër, ishte edhe anëtare e Agjencisë për Barazi Gjinore, por ja se çka deklaratonte:

Një porosi thotë për gjininë femërore, studentëve, stafit akademik, stafit administrativ u apeloj që mos të provokojnë, mos të vishen në mënyrë provokative, sepse ky është një efekt psikologjik, sepse ky është një efekt psikologjik i cili mund të ndikojë shumë negativisht në rrethin në të cilën një student i caktuar kryen ushtrimet, ligjëratat. Prandaj i apeloj vajzat e reja që janë një pjesë e një institucioni shumë serioz, në të cilin kryhen ligjërata nga profesorë dhe asistentë, për këtë duhet të respektojnë kodin e veshjes.”, theksonte Pustina.

Pas kësaj deklarate kishte pasur protesta nga studentët kundër gjuhës seksiste të zonjës në fjalë dhe ajo ishte shkarkuar nga pozita që mbante.

Në këtë tekst janë vetëm katër deklarata me karakter fyes nga profesorët universitarë që shkaktuan bujë pak më të madhe publike, por në fakt numri i tyre është dukshëm më i madh nëse nuk do të merrnim parasysh reagimin qytetar që në shumë raste është mungues.

FADIL MALOKU

Në një emision televiziv, Fadil Maloku ishte lëshuar në deklarata krejtësisht të pavërteta dhe seksiste.

“Mashkulli, për nga natyra, femnën ka qef me posedu [15:20 nga videoja e mëposhtme]. Edhe femna, unë besoj, me psikologji, edhe femna është e krijume në atë mënyrë që e pëlqen posedimin… natyra e femnës është butësia, domethënë, është ma e ndjeshme”, ishte shprehur ai.

Përkundër seksizmit të qartë në këtë deklaratë, Maloku kishte shpëtuar pa therrë në këmbë dhe i vazhdon deklaratat problematike publike përditë në profilin e tij në Facebook.

MILAZIM KRASNIQI

Edhe ish-shefi i Departamentit të Fakultetit Filoligj, e professor i asocuar në gazetari, Milazim Krasniqi, kishte pasur një deklarim që mund të cilësohet skandaloz.

Ai kërkoi rikthimin e shqiptarëve nga Mali i Zi që janë në pozita udhëheqëse në Kosovë në vendin e tyre.

Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, ishte deklarata e bërë nga profesori Krasniqi.

Kjo deklaratë që nxit urrejtje dhe mosdurim, më pas u tërhoq nga profesori universitar.

Sqarim: Kuptohet se në UP ka profesorë që nuk janë seksist apo përkrahës të kanunit mesjetar. Natyrisht, po ashtu ka edhe përkrahës të grevës. Ky tekst nuk synon të përgjithësojë të gjithë profesorët, por të problematizojë këtë çështje.

Lajme të ngjashme