Pozhari për vrasjen në QKUK: Dënim i përjetshëm për autorin, ta përjetojë ferrin në këtë botë dhe tjetrën - NACIONALE

Pozhari për vrasjen në QKUK: Dënim i përjetshëm për autorin, ta përjetojë ferrin në këtë botë dhe tjetrën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka komentuar edhe njëherë për rastin e vrasjes së 35-vjeçares para obrorrit të gjinekologjisë së QKUK-së.

Pozhari thotë se për autorin duhet dhënë dënim i përjetshëm.

“Disa po kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje në rastet e vrasjeve të rënda. Unë jam kundër! Për këta monstra duhet dënim i përjetshëm. Që tan jetën e mbetur në qeli ta dëgjojnë vajin e foshnjës së palindur, lutjet e gruas së pambrojtur. Ta kërkojnë vdekjen si shpëtim, e ajo mos t'ju vije.Ta durojnë torturën nga të burgosurit e tjerë. Ferrin ta përjetojnë edhe në këtë botë, edhe në tjetrën.Vdekja për qiftin e këtyre është shpëtim. Nuk duhet dhënë ajo mundësi. Duhet ta vuajnë çdo sekondë të mbetur të jetës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme