Pozhari: Më në fund paska reagua Rama, turp për këtë njëri që e pandeh veten për shqiptar
Analisti, Xhevdet Pozhari, ka komentuar reagimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për situatën në Veri të Mitrovicës.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka thënë turp për këtë njëri (Ramën) që e pandeh veten për shqiptar.
Pasi që sipas tij reagimi i Ramës ishte i vonshëm.
“Pasi reaguan ambasada e SHBA, Britanisë së Madhe dhe pas reagimit të Gjermanisë që ia drejtoi gishtin Serbisë, më në fund paska reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama! Çfarë turpi për këtë njeri që e pandeh veten për shqiptar”, ka shkruar Pozhari.