Pjesëmarrja e Kurtit në forumin ndërkombëtar, Kasolli: Degradim i pozitës së kryeministrit
Analisti politik, Afrim Kasolli e ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin për pjesmarrjen e tij në forumin për menaxhim të sfidave nën presionin e realitetit.
Ai përmes një statusti një rrjetin social Facebook, ka thënë se sipas mediave disa nga vendet rajonale i paskan dërguar këshilltarët ose kryetarët e odave ekonomike në të njëjtin event, ndërkohë që shkuarja e Kurtit është degradim i pozitës së kryeministrit që pranon të bëhet palë me këtë nivel të përfaqësimit me shtetet fqinje.
“Sipas mediave disa nga vendet rajonale i paskan dërguar këshilltarët ose kryetarët e odave ekonomike në të njëjtin event. Kjo është degradim i pozitës së kryeministrit që pranon të bëhet palë me këtë nivel të përfaqësimit me shtetet fqinje. Kështu është kur pushtohesh nga mania për t'u shfaqur si ligjerues kudo që të ofrohet mundësia”, ka shkruar Kasolli.
Ai tutje është shprehur se tema të tilla më shumë i ngjasojn kurseve shpirtërorë të meditimit pozitiv parapsikologjik
“Ndoshta mund të jem gabim, por më duket non-sens logjik, që kryeministri i vendit të marrë pjesë në një forum, që ka për temë "menaxhimin i sfidave nën presionin e realitetit".Madje në shikim të parë, ndonëse nuk është ashtu, tema të tilla më shumë i ngjasojn kurseve shpirtërorë të meditimit pozitiv parapsikologjik”, ka shkruar ai ndër të tjera.