Peticioni në Kosovë: Pse produktet menstruale për gratë kanë kaq shumë rëndësi? - NACIONALE

Peticioni në Kosovë: Pse produktet menstruale për gratë kanë kaq shumë rëndësi?

11 muaj më parë

nga Anita Nikaj

Produktet menstruale janë shumë të nevojshme për gratë gjatë periudhës së menstruimit.

Megjithatë, në shumë vende - përfshirë edhe Kosovën - gratë kanë vështirësi në qasjen e këtyre produkteve.

Kjo mund të ketë pasoja negative për shëndetin dhe arsimimin e tyre.

Një nga arsyet kryesore pse është e rëndësishme që të gjitha gratë në Kosovë të kenë qasje falas në peceta menstruale është edhe për shëndetin e tyre.

Kur gratë nuk kanë qasje në peceta menstruale, ato janë të detyruara të përdorin materiale të tjera për të absorbuar gjakun. Kjo mund të ketë pasoja të rënda, siç janë infeksionet vaginale dhe të traktit urinar, si dhe kushte të tjera shëndetësore.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se mungesa e produkteve higjienike menstruale mund të jetë një faktor kyç në shfaqjen e infeksioneve vaginale dhe urinare.

Por si është situata në Kosovë?

Në Kosovë, mungesa e pecetave menstruale mund të ketë edhe pasoja të tjera negative. Për shembull, gratë që nuk kanë qasje në këto produkte higjienike mund të jenë të detyruara të marrin pushime nga puna ose shkolla gjatë periudhës së tyre menstruale. Kjo mund të ndikojë në performancën e tyre në shkollë ose në punë dhe mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të ndjekur një karrierë të suksesshme. Në këtë mënyrë, mungesa e pecetave menstruale mund të ndikojë në zhvillimin e tyre si individë dhe në zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

Ndërkohë, qasja e lirë dhe e lehtë në produkte menstruale do të ndihmonte në rritjen e vetëdijes së grave rreth higjienës menstruale dhe shëndetit të tyre. Ky qasje do të ndihmonte në eliminimin e stigmas që rrethon menstruacionet në shoqëri dhe do të ndihmonte në zhvillimin e një kulture më të shëndetshme dhe të ndërgjegjshme për këtë çështje.

Organizata QIKA,përmes një aksioni është duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës, largimin e taksës së luksit prej 18%, që i është vendosur këtyre produkteve.

Sipas QIKA-s, largimi i kësaj taksë do të mundësonte qasje më të lehtë për të gjitha gratë në Kosovë, në këto produkte.

Duke e llogaritur se shkalla e papunësisë tekë gratë është shumë e lartë edhe qasja në këto produkte behët më e vështire.

Mesatarisht një grua shpenzon rreth 1800 euro, gjatë jetës në këto produkte.

“Shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale për shkak të kushteve ekonomike. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual. Për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit! Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundër Kushtetuese.”- thuhet në reagimin e kësaj organizate.

KETU, mund të nënshkruani peticionin.

Mirëpo, ky nuk është aksioni i vetëm që QIKA, ka ndërmarre në këtë drejtim.

Vite më parë kjo organizate kishte vendosur në kafenetë ndryshme dhe hapësira publike, peceta higjienikë për të i ‘u mundësuar grave qasje më të lehtë dhe shpejtë.

Nacionale ka qëndruar në disa nga kafenetë e Prishtinës, ku edhe pse ka mbaruar ky aksioni kanë vazhduar që të ofrojnë peceta higjienikë falas.

‘’Shumë herë vajzat të cilat i kanë përdorë pecetat të cilat i kemi lenë në banjo, na kanë falënderuar për mundësin që ja u kemi jep më i përdore këto peceta. Edhe mu më ka ndodhur shumë herë që mos më qenë në shtëpi më qenë rrugës ose me ndonjë kafe edhe në momentin kur më kanë ardhur më është dashtë më hy në ndonjë dyqan me ble. Prandaj e kamë parë të arsyeshme që më i vendose edhe në lokalin tim se e di se qysh është ndjenja.’’- ka deklaruar Marigona pronare e një nga kafenetë e kryeqytetit që mban peceta higjienikë në banjon e tyre.

Situata e njëjte është edhe në ‘’Pubble Pub’’, ku një ndër pronarët i tha Nacionales se që nga hapja e lokalit, vazhdimisht tentojnë që më vendosë peceta higjenik ne banjo për personat të cilët kanë nevojë me i përdorë.

‘’Veç në raste kur nuk e shoh që janë shpenzuar, përndryshe tentojmë që gjithmonë në banjo më pas peceta higjienikë, jo vetëm më i përdorë në rast emergjent po edhe me marrë nëse veç nuk ke mundësi me i ble, se e dimë sa shtrenjta kushtojnë e jo të gjithë kanë qasje të lehtë në këto produkte.’’- i thanë Nacionales nga Bubble Pub.

Shtetet si Skocia, Zelanda e Re e Kenia, kanë mundësuar që të gjitha gratë të kenë qasje në produkte menstrualë falas, ndërsa shumë shtete të tjera kanë larguar taksën e luksit.

A do të shkoj Kosova në këtë drejtim mbetet të shihet pas dorëzimit të peticionit në Qeverinë e Kosovës?

Lajme të ngjashme