Zjarri në shtëpinë e të moshuarve, disa persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Shtëpia e të moshuarve në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi ka raportuar nga vendi i ngjarjes.
Nga pamjet e siguara nga Nacionale, shihet se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë tashmë në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se “raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësisë në frymëmarrje nga tymi”.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha Flora Ahmeti.
Lajmi në përditësim...