Pasi shkroi keq shqip, Tomë Gashi i thotë anglisht Rrahman Jasharajt se s’ka pagë për mësuesit
Avokati kontrovers, Tomë Gashi, i është bashkuar debatit sa i përket ekzekutimit apo jo të pagesave për muajin shtator për mësimdhënësit grevist.
Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kundërshtuar ekzekutimin e pagesave, duke thënë se grevistët nuk duhet paguar, duke iu drejtuar se ku keni parë të punoni për Rrahmanin e të paguheni nga Albini.
‘’ Normalisht qe nuk duhet mu pagu grevistët.Ku keni pa ju me punu për Rrahmanin e me ju pagu Albini ?’’.
Madje, Toma e ka përmbyllur statusin e tij më një shprehje angleze ‘’No way, bac’’.