Pasi iu anulua fluturimi, një person sulmoi sigurimin dhe demoloi hapësira në Aeroportin e Prishtinës - NACIONALE

Pasi iu anulua fluturimi, një person sulmoi sigurimin dhe demoloi hapësira në Aeroportin e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrëtar policor është sulmuar fizikisht në aeroportin “Adem Jashari” nga një person të cilit i ishte anuluar udhëtimi.

I dyshuari kishte shkaktuar problem me sigurimin dhe pastaj ka sulmuar fizikisht zyrëtarin policor.

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, një person shihet duke demoluar hapësirën e pritjes në aeroport, gjersa sigurimi dhe disa persona që ishin duke pritur tentojnë që ta ndalojnë.

@whoisgrr #albanian #albaniantiktok #albaniangirl #albania🇦🇱 #kosovo #kosov #kosovoalbania #kosovatiktok #kosovoisalbania #kosova🇽🇰 #🇦🇱 #🇽🇰 #🇦🇱🇽🇰 #pristina ♬ son original - whoisgrr

Personi i dyshuar pas vendimit të prokurorit është derguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” 31.12.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lajme të ngjashme