Osmani nesër takon përfaqësuesit e SBASHK-ut - NACIONALE

Osmani nesër takon përfaqësuesit e SBASHK-ut

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim përfaqësues të SBASHK-ut.

Kjo është konfirmuar nga vet kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tregoi se takimi do të mbahet në ora 15:00.

“Nga stafi i presidencës jemi ftuar në takim me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00”, është shprehur Jashari

Ky takim vjen si një përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Lajme të ngjashme