Olluri për Ramën: S’ka nevojë me ia mbyllë sytë liderit tonë, me bë horë nërsy njerëzve - NACIONALE

Olluri për Ramën: S’ka nevojë me ia mbyllë sytë liderit tonë, me bë horë nërsy njerëzve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka bërë një shkrim pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia mbylli sytë sot atij të Kosovës, Albin Kurti.

Olluri përmes një shkrimi në Facebook, me ironi tha “le ta miratojë parlamenti një rezolutë që dënon ashpër talljet e Edi Ramës me Albin kurtin”.

Tutje ai ka shtuar se “nuk ka nevojë Rama me ia mbyllë sytë liderit tonë. Me bë horë nërsy njerëzve”.

“Le ta miraton parlamenti nje rezolute qe denon ashper talljet e Edi Rames me Albin Kurtin. S’ka nevoj Rama me ia mbylle syte liderin tone. Me ba hore nersy njerezve”, ka shkruar Olluri.

Kurti e Rama po qëndrojnë në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në kongresin e 30-të të forcave politike progresiste (PES).

Lajme të ngjashme